Hapni një biznes në Google Maps, klikoni butonin, dhe merrni menjëherë faqen demo me fotot, orarin dhe të dhënat e tij, bashkë me mesazhin gati për WhatsApp ose Gmail.
1. Tërhiqeni këtë buton me miun te shiriti i faqeve të ruajtura (bookmarks) në Chrome:
Mos e klikoni këtu: tërhiqeni (mbajeni të shtypur dhe zvarriteni) te shiriti i bookmark-eve.
Nuk e shihni shiritin? Shtypni Ctrl + Shift + B (në Mac ⌘ + Shift + B).
2. Përdorimi
Funksionon në Chrome në kompjuter. Merr vetëm të dhënat që shihni vetë te Google Maps: emrin, adresën, telefonin, orarin, përshkrimin, disa vlerësime dhe fotot. Menynë me çmime nuk mund ta lexojë.